Për të kontrolluar kolesterolin është shumë e rëndësishme që të kihet kujdes me dietat apo stilin e jetesës. Kolesteroli i lartë mund të shkaktojë sëmundje të lidhura me sistemin kardiovaskular. Edhe pse kolesteroli është i nevojshme deri në një masë të caktuar për metabolizmin, duhet të ruhen parametrat e tij.
Kur masa tejkalohet, ne mund të prekemi nga stresit, sulmit në zemër apo arterioskleroza.
Yndyra në gjak është një vrasës potencial dhe çdo vit shumë njerëz ankohen për rritjen e nivelit të kolesterolit. Ne do të ju japim disa këshilla se si mund të ruani masën e tij në nivelet e duhura. Gjithçka nis në tryezë dhe disa prej ushqimeve janë faktorët të rëndësishëm në rritjen e tij. Këto janë produktet që duhet t’i shmangni sa më shumë në dietën tuaj.
Veza
Veza dhe produktet e tjera të përbëra nga ato duhet të konsumohet sa më pak që të jetë e mundur. Rekomandohet të hahet 1-2 herë në javë. Nëse e tejkaloni masën, kjo është e gabuar.
Mishi i kuq dhe salsiçet
Nëse ju nuk doni të hiqni dorë nga mishi, atëherë ne ju rekomandojmë mish pa dhjamë ose mish të bardhë. Për sa i përket salsiçeve, zgjidhni ato që kanë më pak yndyrë
Pijet alkoolike
Kur kolesteroli bashkohet me alkoolin është shumë e dëmshme për shëndetin në të gjitha aspektet. Kështu që mos e teproni me alkoolin, kur jeni të vetëdijshëm se vuani nga kolesteroli i lartë.
Kafja
Raporti mis kafes dhe kolesterolit ndikohet shumë nga cilësia e produktit. Në rast se pini kafe cilësore apo me pak kafeinë, kjo është një zgjedhje e duhur. Gjithsesi, nuk duhet t’i kaloni 3 filxhanë në ditë.
Qumështi dhe jogurti
Qumësht dhe kosi janë një burim i madh për rritjen e prezencës së kolesterolit. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë nga ky produkt, por duhet t’i blini të skremuar ose pjesërisht të skremuar.
Djathi dhe gjalpi
Produktet e qumështit zakonisht përmbajnë nivele të larta të kolesterolit, kështu që edhe gjalpi e djathi janë në listën e zezë.
Të brendshmet e kafshëve
Veshka, mëlçia, mushkëritë apo truri janë të gjitha pjesët mishi që kanë prezencë të lartë kolesteroli. Kështu që duhet t’i shmangni, pavarësisht shijes së mirë që kanë.
Gatimi me pjekje
Është mirë që të shmangi ushqimet e skuqura sepse ato thithin shumë vaj. Mund të gatuani në furrë ose produktet mund t’i zieni. Do të ishte fantastike nëse do përdornin vaj ulliri.