Ushtarët e FSK-së shfaqen me flamur të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar: Gati ta nisin trajnimin e ukrainasve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët e FSK-së shfaqen me flamur të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar: Gati ta nisin trajnimin e ukrainasve

    Insajderi
    17 February 2025 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ekip i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të operacionit “Interflex”, është shfaqur me flamurin e Kosovës në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, krah ushtarakave britanikë.

    Ambasada e Mbretërisë së Bashkua në Prishtinë, e cila ka shpërndarë fotografitë, ka njoftuar se ky ekip tashmë e ka përfunduar trajnimin fillestar dhe është gati për të filluar me trajnimin e ushtarëve ukrainas.

    “Ekipi i fundit i FSK-së INTERFLEX ka përfunduar trajnimin e tyre fillestar në Thetford të Mbretërisë së Bashluar . Ata tani janë gati dhe të përgatitur për të ofruar trajnimin bazik të këmbësorisë për ukrainasit që u mundëson atyre të kthehen në Ukrainë dhe të mbështesin vendin e tyre gjatë konfliktit që po vazhdon” thuhet në njoftimin e Ambasadës, e cila me këtë rast ka uruar pavarësinë e Kosovës

    “Autoritetet e Kosovës muajin e kaluar kanë njoftuar se kontingjenti i radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të zbarkoj në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex. Operacioni Interflex është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake. Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark