×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtarët e FSK-së shkojnë në SHBA për të luftuar për çmimin ‘Luftëtari më i mirë i vitit’

    Insajderi
    06 April 2024 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se në shtetin e Ioëa’s po zhvillohet gara për Luftëtarin më të Mirë për këtë vit.

    Në këtë kompeticion po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Në faqen e ambasadës janë publikuar fotografi të ushtarëve të FSK’së, ku në një prej tyre shihen përkrah një ushtari amerikan.

    “Gara për Luftëtarin më të Mirë të Shtetit të Ioëa-s 2024 po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Ioëa. Ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e Ioëa-s për herë të parë në shtatë vjet. Suksese të gjithë ushtarëve në garë dhe fitoftë më i miri!”, thuhet në postimin e Ambasadës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark