×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ushtarët turq të KFOR-it kryejnë stërvitje për kontrollim turmash dhe trazirash

    Insajderi
    14 January 2024 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtarakët turq në kuadër të KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë, kanë kryer stërvitje për kontrollim turmash dhe trazirash.

    Kjo gjë është bërë e ditur në një postim në faqen zyrtare të KFOR-it në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale Lindore, kryejtën stërvitjen e CRC-së. Ushtarët e KFOR-it janë një forcë profesionale e trajnuar mirë, gjithmonë të gatshëm për të kryer operacione në përputhje me Rezolutën 1244 për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark