Ushtria amerikane ka goditur objektet e komandës dhe kontrollit të Gardës Revolucionare Islamike mëngjesin e së martës.
Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjete sociale, Qendra Komanduese e SHBA’së ka thënë se ushtria amerikane ka shkatërruar vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve, si dhe objektet e kontrollit e komandës, shkruan Insajderi.
“Forcat amerikane kanë shkatërruar objektet e komandës dhe kontrollit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, aftësitë e mbrojtjes ajrore iraniane, vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve dhe fushat ajrore ushtarake gjatë operacioneve. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime vendimtare kundër kërcënimeve që vijnë nga regjimi iranian”, thuhet në njoftimin e Qendrës Komanduese.
U.S. forces have destroyed Islamic Revolutionary Guard Corps command and control facilities, Iranian air defense capabilities, missile and drone launch sites, and military airfields during sustained operations. We will continue to take decisive action against imminent threats… pic.twitter.com/0aHEyVHf5e
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 3, 2026