×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ushtria e arreston brenda gjykatës ish-kryeministrin pakistanez

    Insajderi
    09 May 2023 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khna është arrestuar në ambientet e gjykatës teksa kishte shkuar për tu përballur me akuzat për korrupsion.

    Një dëshmitar i Reuters tha se menjëherë pasi Khan hyri nga porta e gjykatës së lartë të Islamabadit, kontingjentet e forcave paraushtarake dhe transportuesit e personelit të blinduar hynë pas tij.

    “Porta ishte bllokuar nga automjetet e blinduara dhe Khan u largua nën siguri të rreptë” ka thënë dëshmitari.

    Khan u rrëzua nga posti i kryeministrit në një votë mosbesimi në prill të vitit të kaluar. Ai ka pretenduar se rrëzimi i tij ishte i paligjshëm dhe një komplot perëndimor dhe ka bërë fushatë kundër qeverisë së pasardhësit të tij, Shehbaz Sharif, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark