×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ushtria e poshtër e Kurtit”, Gashi tregon për një deklaratë që ia kanë shtrembëruar

    Insajderi
    12 December 2022 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opinionisti, Dardan Gashi, ka thënë se është sulmuar dhe siç e cilëson ai “ushtria e poshtër e Albin Kurtit”, teksa thotë se është manipuluar duke pretenduar se ai ka thënë që “e ka mik Goran Rakiqin”.

    Gashi ka thënë se e ka mik Nenad Rashiqin, por emërimi i tij në postin e ministrit edhe pse i mirë bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

    Për këto “shtrembërime”, gishtin e ka drejtuar te përkrahësit e kryeministrit Albin Kurti.

    “Unë kam deklaruar se Nenad Rashiqi, i cili ka qenë dy here ministër, të cilin e kam mikë dhe e respektoj. Kam thëne se vendimi për të emëruar atë ka qenë anti kushtetues, por është vendim i mirë. Por, ushtria e poshtër e Albin Kurtit ka vërshuar në facebook, duke ma montuar një fotografi gjoja kam thënë se e kam mik Goran Rakiqin. Unë kam folur për Rashiqin, jo per Rakiqin. Por kjo është mënyra se si Kurti mundohet të denigrojë. Këso veprime Qeveria Kurti bënë çdo javë. Kjo ndërlidhje është bërë me qëllim, si nxitje ne urrejtje dhe në dhunë”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

    Ai këtë rrjedhojë të ngjarjes e ka cilësuar si linçim, duke ftuar organet e shtetit që ta hetojnë rastin.

    “Çdo njeri që e kritikon qeverinë Kurti është njëfarë tradhtari, një njeri që nuk ia don të mirën Kosovës, pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme të Kurtit në veri”, ka deklaruar Gashi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark