×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ushtria iraniane thotë se ka “kryer” operacionin, paralajmëron Izraelin dhe SHBA’në për sulme të ardhshme

    Insajderi
    14 April 2024 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sardar Bagheri, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit tha se Irani i dërgoi një mesazh Shteteve të Bashkuara përmes ambasadës zvicerane duke paralajmëruar Uashingtonin se nëse bashkëpunon me Izraelin në veprimet e tyre të ardhshme të mundshme, bazat amerikane “nuk do të kenë asnjë siguri”.

    Bagheri tha se nga këndvështrimi i Iranit, operacioni ushtarak kundër Izraelit “ka përfunduar”.

    Megjithatë, ai theksoi se forcat e armatosura iraniane mbeten në gatishmëri të lartë dhe janë të përgatitura të “veprojnë nëse është e nevojshme”, sipas një interviste në TV shtetëror IRINN të dielën, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Nëse regjimi zionist përgjigjet, operacioni ynë i ardhshëm do të jetë shumë më i madh”, tha Bagheri.

    Regjimi zionist është referencë iraniane për Izraelin.

    “Veprimet e Izraelit në konsullatë u dënuan kështu që duhej të jepej një përgjigje”, shtoi Bagheri. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark