×
  • Lajme
  • Botë
  • Lufta Izrael-Hamas
  • Lajme / Botë

    Ushtria izraelite ndalon veprimtarinë ushtarake në këtë zonë të Gazës

    Insajderi
    19 November 2023 - 13:50

    Ushtria izraelite (IDF) njoftoi të dielën rreth një pezullimi të shkurtër të “aktiviteteve ushtarake” në qytetin Rafah, në Rripin jugor të Gazës, për “qëllime humanitare”.

    Sipas një zëdhënësi të IDF-së, armëpushimi pritet të zgjasë nga ora nëntë e mëngjesit deri në ora tre të pasdites, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.

    Në pjesën jugore të qytetit Rafah është kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit – i vetmi vendkalim brenda dhe jashtë Gazës që nuk kontrollohet nga Izraeli, duke e bërë atë opsionin e vetëm për të huajt që përpiqen të largohen nga enklava e rrethuar.

    Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se kreu operacione ushtarake në dy lagje në qytetin e Gazës për të “identifikuar dhe shkatërruar infrastrukturën dhe asetet e Hamasit”.

    “Gjatë operacioneve, ushtarët gjetën rreth 35 hyrje tunelesh, si dhe një numër të madh armësh dhe eliminuan terroristët”, tha IDF në një deklaratë të dielën /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark