×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ushtria izraelite publikon pamjet: Aeroplanët tanë bombarduan selinë e Hamasit dhe bankën që e financonte

    Insajderi
    17 October 2023 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e armatosura të Izraelit (IDF), ka publikuar pamjet më të reja nga sulmet ajrore në Rripin e Gazës, nga ku pjesëtarët e Hamasit më 7 tetor filluan sulmin në jug të Izraelit

    Në videon e publikuar në platformën X, thuhet se “mbrëmë kanë kryer sulm ajror me aeroplanët luftarak të IDF-së”.

    Ushtria izraelite ka theksuar se ka “goditur selinë e Hamasit dhe ka neutralizuar një epror të lartë të Hamasit”.

    Gjithashtu është bërë e ditur se është goditur edhe banka, “që është përdorur për financimin e aktiviteteve terroriste të Hamasit në Rripin e Gazës”.

    IDF-ja në konferencën për shtyp njoftoi se mbrëmë janë goditur mbi 200 objektiva, që kishin lidhje me militantët e Hamasit në Rripin e Gazës.

    Në sulm mbi Hamasin, izraelitët përdorën edhe luftanijet, nga të cilat gjuajtën qendrën komanduese dhe depon e municionit të Hamasit në këtë enklavë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark