×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ushtria kineze nis stërvitjet për rrethimin e Tajvanit

    Insajderi
    08 April 2023 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtria e Kinës ka nisur të bëjë prova për rrethimin e Tajvanit, gjatë stërvitjeve ushtarake treditore.

    Pekini – që e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur nga Kina – tha se ky operacion është një “paralajmërim i ashpër” për Qeverinë e ishullit.

    Stërvijtet nisën disa orë pasi presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, u kthye nga vizita e saj në Shtetet e Bashkuara.

    Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se 42 avionë ushtarakë kinezë dhe tetë anije kanë kaluar vijën e mesme në Ngushticën e Tajvanit.

    Kjo vijë jozyrtarisht ndan territorin kinez dhe atë tajvanez.

    Media shtetërore kineze tha se stërvitjet ushtarake do të “organizojnë njëkohësisht patrulla dhe avancime drejt ishullit të Tajvanit, duke formuar një rrethim të gjithanshëm”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark