Ushtrisë kineze i është shtuar një aeroplan i madh ushtarak, që është i pari i këtij lloji i ndërtuar në Kinë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kinës e ka quajtur këtë “si hap të rëndësishëm” për projeksionet ajrore të Kinës.
Aeroplani Y-20 mund të mbajë deri në 200 tonë dhe zyrtarisht hyri në shërbim të mekurën, shkruan CNN.
Ky aeroplan është i dizajnuar që të transportojë njerëz e mallra në distanca të gjata dhe në mot të vështirësuar. Ai mund të fluturojë nga 4500 kilometra deri në 8 mijë kilometra, në varësi të peshës dhe sa është i mbushur.
Ky pritet të jetë hapi i parë i një plani për modernizimin e ushtrisë kineze./Insajderi.com