×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ushtria serbe në kufi me Kosovën”, shefi i NATO’s ka disa fjalë për Vuçiqin  

    Insajderi
    21 November 2023 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po qëndron sot në vizitë në Beograd ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Gjatë këtij takimi Stoltenberg deklaroi se po presin të nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake.

    “Ne diskutuam gjithashtu mundësinë e fillimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake. Mezi pres të forcojmë bashkëpunimin tonë”, tha Stoltenberg, përcjell Insajderi.

    Ai theksoi se kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë dhe tensionet e fundit, teksa i bëri të ditur Vuçiqit se NATO ka dërguar 1000 ushtarë shtesë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve.

    “Nuk duhet të lejohet dhuna, mirëpresim që Serbia të jetë e gatshme të bashkëpunojë. Pjesëtarë të KFOR’it pësuan sulme, ne pamë trazira në shtator, autorët duhet të sillen para drejtësisë”.

    Po ashtu, Stoltenberg theksoi se “grumbullimi i forcave ushtarake pranë vijës kufitare me Kosovën nuk ndihmon asgjë” dhe se ai e mbështet formimin e Asociacionit i cili sipas tij, është çelësi për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

    Stoltenberg të hënën vizitoi Prishtinën ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark