Aktiviteti i rregullt fizik është çelësi për të pasur një trup të shëndetshëm dhe për të shmangur sëmundjet e ndryshme. Ndërsa koha kalon, fiziku juaj nis ta ulë rendimentin. Por një trup i plogësht, bën që edhe truri ta humbë funksionalitetin e tij për të qenë mendjemprehtë, edhe ecja ju bën punë
Aktiviteti i rregullt fizik, përfshirë këtu edhe të ecurit mund të jetë çelësi për të pasur një mendje të mprehtë edhe kur ne të plakemi. Ky është përfundimi i dy studimeve të reja. Edhe pse kjo nuk mund të konsiderohet një shpikje, prapë këto studime të fundit fusin të tjera informacione me rëndësi në letërsinë shkencore dhe vërtetojnë raporte të tjera të mëparshme që lidhin ushtrimet me uljen e përqindjeve të problemeve mendore te mosha e tretë.
Pra mesazhi tani është më i qartë se kurrë: “nëse ti qëndron fizikisht aktiv, atëherë ti po grumbullon rezerva mbrojtëse për trurin tënd”, shpjegon Eric B. Larson për Huffington Post, i cili është zv/president në shoqatën jofitimprurëse “Kooperativa e grupit të shëndetit” me qendër në Siatëll. Edhe pse studimet përfunduan në korrik, ato u publikuan ditën e djeshme për të bërë lidhjen me konferencën ndërkombëtare të sëmundjes së Alzheimer-it, e cila po mbahet këtë javë në Paris, shkruan Gazeta Shqip.
Një nga studimet analizoi 2809 gra mbi moshën 65-vjeçare, të cilat më përpara kishin vuajtur nga goditje apo sëmundje zemre, ose të paktën vuanin nga tri faktorë riskues që sillnin më pas këto përkeqësime.
Kjo formë kërkimi ka një vlerë të madhe, pasi në të kaluarën shumica e studimeve ishin përqendruar te njerëzit e shëndetshëm sipas doktor Larson-it, i cili shkroi një koment shoqërues në lidhje me këtë kërkim./Isajderi.com