×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ushtroi dhunë fizike ndaj një femre, arrestohet një person në Pejë

    Insajderi
    26 April 2024 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të enjten në Pejë është arrestuar një person, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

    Viktima femër kosovare nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor.

    Derisa, siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka dëshiruar të marrë tretman mjekësor dhe pas intervistimit është kthyer në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark