Insajderi
Sport

Uta Ibrahimi rikthehet në Kosovë pas suksesit historik së ngritjes në 14 majat më të larta të botës

Insajderi
27 May 2025 - 08:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Uta Ibrahimi rikthehet në Kosovë pas suksesit historik së ngritjes në 14 majat më të larta të botës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Alpinistja e njohur kosovare, Uta Ibrahimi, është kthyer në atdhe pas përfundimit të një prej misioneve më sfiduese në botën e alpinizmit – ngjitjes së 14 majave më të larta në glob.

Me këtë arritje, ajo futet në mesin e alpinistëve më të njohur ndërkombëtarë, duke e ngritur edhe më shumë emrin e Kosovës në skenën botërore.

Për këtë sukses të jashtëzakonshëm, asaj i ka uruar mirëseardhje ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili përmes një postimi në Facebook ka vlerësuar lart këtë arritje.

“Mirë se erdhe Uta  Uta kthehet në shtëpi, pas përmbylljes së një prej rrugëtimeve më të jashtëzakonshme të saj, realizimin e projektit të ngjitjes së 14 majave më të larta në botë. Një arritje historike që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë. Faleminderit Uta që lartësove shtetin tonë.”, ka shkruar Çeku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark