×
  • Sport
  • Sport

    Uzuni mban kreun e gola-shënuesit më të mirë në La Liga 2, i dhuron fitoren skuadrës së tij

    Insajderi
    08 January 2023 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Myrto Uzuni rikthehet protagonist në ekipin e Granadës, duke shënuar golin e 11-të sezonal dhe mbajtur kreun e shënuesve më të mirë në La Liga 2.

    “Preja” e radhës e sulmuesit shqiptar ishte Cartagena e Armando Sadikut (luajti titullar deri në 61’). Derbi i sulmuesve kuqezi u zhbllokua vetëm në minutën e 70’, teksa beratasi

    Uzuni ekzekutoi saktë një penallti dhe dërgoi topin në rrjetë.

    Ishte pikërisht goli i Uzunit që i dha fitoren skuadrës së Granadës, që ngjitet në vendin e pestë, por vetëm 3 pikë larg kreur. Granada synon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll së bashku me Uzunin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark