×
  • Sport
  • Sport

    Uzuni po shkëlqen me Granadan – klubi i La Ligas vihet pas sulmuesit shqiptar

    Insajderi
    28 December 2022 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    10 gola dhe tre asistë në 20 ndeshje të La Liga 2 me fanellën e Granada, bëjnë që për Myrto Uzunin të ketë interes edhe nga divizioni kryesor spanjoll, La Liga. Sulmuesi i kombëtares është shndërruar në lojtarin kryesor të Granada, teksa me një mesatare të thjeshtë, 27-vjeçari e gjen rrugën e rrjetës një herë në dy ndeshje.

    Ndaj, së fundmi mediat iberikase flasin për një interes të Betis në drejtim të Uzunit. Gjithçka është ende në kuadrin e sondazheve, megjithatë për Uzunin ka interes dhe nuk është për t’u përjashtuar një transferim në merkaton e janarit.

    Kujtojmë se sulmuesi u transferua te Granada në sezonin 2021-2022, ku fillimisht provoi edhe emocionet e La Liga teksa në 15 ndeshje shënoi edhe një gol. Megjithatë, në janar, mundësia për t’u aktivizuar në elitë mund të shfaqet sërish dhe kjo lidhet me Betis, teksa mbetet për t’u parë nëse klubi nga Sevilla do të ndërmarrë hapa konkretë për Uzunin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark