Insajderi
Lajme

“Vadja e Lupçit”- Rama auzon Qeverinë Kurti për vjedhje meritash në një rrugë në Prishtinë

Insajderi
06 June 2026 - 13:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Vadja e Lupçit”- Rama auzon Qeverinë Kurti për vjedhje meritash në një rrugë në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar qeverinë në detyrë për vjedhje meritash lidhur me përurimin e rrugës “Abedin Dino” në Kolovicë të Prishtinës.

Rama me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se investitori kryesor është Komuna e Prishtinës dhe se ministria e Infrastrukturës është vetëm bashkëfinancuese, shkruan Insajderi.

Sipas tij, kjo e fundit ka realizuar vetëm 600 mijë euro të projektit, teksa në vitin 2026 s’ka paguar asnjë cent.

Reagimi i plotë:

BILANCI I QEVERISË KURTI PAS 6 VJETËVE: “VADJA E LUPÇIT” DHE SHIRITAT E PROJEKTEVE TË PRISHTINËS!

Ministri e paska pre shiritin e një rruge LOKALE që është projekt, menaxhim dhe marrëdhënie kontraktuale mes Komunës së Prishtinës dhe operatorit ekonomik.

Në mungesë të projekteve të veta, Qeveria ka zgjedhur të bëjë spektakël politik qesharak me një projekt që i takon Kryeqytetit, ndërsa Ministria është veç bashkëfinancuese dhe atë me një pjesëmarrje më të vogël se vetë Komuna.

Financimi është si vijon:

* Komuna e Prishtinës: 1,650,000.00 €

* Ministria: 1,500,000.00 € (të planifikuara për vitet 2024, 2025 dhe 2026)

PRA, KRYEQYTETI ËSHTË INVESTITORI DHE PËRGJEGJËSI KRYESOR I KËTIJ PROJEKTI.

Madje, deri më tani Ministria ka realizuar vetëm rreth 600,000.00 € pagesa për vitet 2024-25, ndërsa për vitin 2026 nuk ka paguar ende ASNJË euro.

Bashkëngjitur i keni faktet: kontrata është e Komunës, investitori kryesor është Komuna dhe përgjegjësia për realizimin e projektit i takon Komunës së Prishtinës.

Pas gjashtë vitesh pushtet, kur bilanci i “veprave kapitale” vazhdon të identifikohet me “vadën e Lupçit”, nuk është çudi që kanë zbrit në Prishtinë për të prerë shiritat e projekteve komunale.

Të dashur ministra, nëse keni kaq shumë kureshtje dhe qejf me pa qysh është me pre shirita, veç kallxoni! Ju thërrasim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark