×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Vaji i farës së zezë, një dritë e bardhë në fund të tunelit në luftën ndaj COVID 19

    Insajderi
    15 April 2020 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Koronavirusi i ri COVID-19 ka vendosur të gjithë në frikën e të papriturës që do të vijë akoma. Për koronaviruset e mëhershme institucione të besueshme e kredibile shkencore kishin gjetur se vaji i farës së zezë (Nigella Sativa) është një substancë natyrale që është provuar të ketë aftësinë për të luftuar koronaviruset. Studimi i publikuar më 12 Janar, 2014 nga US National Library of Medicine dhe National Institutes of Health, ilustron se si Nigella Sativa ndaloi replikimin e një koronavirusi. Shkencëtarët përdorën ekstrakte nga tri substanca natyrore për të parë se si veproi secila kur u shtuan individualisht qelizave të infektuara me koronavirus.

    Ekstraktet e tri substancave ishin:

    Anthemis hyalina (Ah) – barishte bimore kamomili

    Citrus Sinensis (Cs) – barishte, e njohur edhe si portokall i ëmbël.

    Nigella Sativa (Ns) – farë e zezë

    Si përfundim, kërkimi shkencor kishte gjetur si vijon: “Rezultatet e paraqitura këtu sugjerojnë se trajtimi i qelizave me ekstrakte Ns, Ah, ose Cs para infeksionit me CoV zvogëlon replikimin e virusit.”

    Pasur parasysh se për llojin e fundit të koronavirusit COVID 19 ende nuk është zhvilluar vakcina dhe kjo nuk po pritet të zhvillohet në një të ardhme shumë të afërt, njerëzit kanë filluar të provojnë rrugët natyrale për parandalim dhe trajtim të COVID 19.

    Është pikërisht vaji i farës së zezë që ka ndihmuar në shërimin e njerëzve dhe që po shëndrrohet në një dritë të vogël të bardhë në fund të tunelit për luftim të virusit me produkte natyrale. Fjala është për Seyi Makinde, inxhinierin e biznesmenin e suksesshem i zgjedhur vitin e kaluar  Guvernator i shtetit Oyo, njësi e Republikës Federale të Nigerisë.

    Të hënën, më 30 mars të këtij viti Guvernatori njoftoi qytetarët e vendit të tij se kishte dalë pozitiv në testin për COVID 19 dhe se do të shkonte në izolim. Të dielën, më 5 prill ai po shkruante në Twitter për të informuar ata se pas një serie testesh ai kishte rezultuar negativ. Pasur parasysh se ai ishte asimptomatik, në një intervistë për radion lokale Makinde tha se ai vetëm bëri përpjekje për të rritur imunitetin e tij dhe e shfrytëzoi kohën e tij në izolim për të ushtruar rregullisht.

    Për të rritur imunitetin e tij për të kapërcyer virusin, ai tha se konsumoi Vitaminë C, karrota si dhe vajin e farës së zezë të përzier me mjaltë.”Miku dhe vëllai im shumë i mirë, Dr Muyideen Olatunji është përgjegjës i kujdesit shëndetësor parësor për shtetin Oyo. Ai erdhi tek unë dhe tha, shiko, unë do të të dërgoj ty këtë vaj të farës së zezë, kjo rritë imunitetin. Kështu që e përziva me mjaltë dhe mora një lugë çaji në mëngjes dhe një në mbrëmje.

    Vaji i farës së zezë ka funksionuar edhe për reperët Style P dhe Meek Mill.

    Studimi shkencor nga institucionet më lartë është realizuar mbi llojet e mëhershme të coronaviruseve dhe rastet e suksesit më lartë përbëjnë raste individuale. Por me referencë dhe motivim nga këto, kompania e re vendore Pelini’s që pjesë të veprimtarive të saj ka edhe prodhimin e vajërave esenciale, ka realizuar një hulumtim bazik krahasimor në nivel vendesh që përfshijnë 3 vende ku fara e zezë është autoktone dhe një nga produktet bazike të dietës, dhe 3 vendet më të zhvilluara europiane sipas indikatorëve matës të Human Development Index ( të dhënat e vitit 2019).

    Pjesë e studimit janë India (vend fqinj i Kinës), Arabia Saudite dhe Turqia, si dhe nga vendet europiane janë Norvegjia, Zvicra dhe Irlanda.

    Më poshtë janë statistikat e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirus COVID-19, më 14 Prill 2020 në këto vende, të krahasuara në raport me numrin e banorëve:

    Indi:

    Banorë: 1387 miljon

    Raste të infektuara:10,541

    Raste të vdekjeve:358

    Të infektuar për 1 mil. banorë:7.6

    Të vdekur për 1 mil. banorë:0.26

    Arabi Saudite:

     Banorë: 34.8 milion

    Raste të infektuara:5,369

    Raste të vdekjeve:73

    Të infektuar për 1 mil. banorë: 154

    Të vdekur për 1 mil. banorë:2.1

    Turqi

    Banorë: 84.3 milion

    Raste të infektuara: 61,084

    Raste të vdekjeve:1,296

    Të infektuar për 1 m banorë: 724.6

    Të vdekur për 1 m banorë: 15.4

    Norvegji

     Banorë:5.3 miljon

    Raste të infektuara: 6,623

    Raste të vdekjeve: 139

    Të infektuar për 1 m banorë:1250

    Të vdekur për 1 m banorë:26.2

    Zvicër:

     Banorë:8.6 milion

    Raste të infektuara:25,913

    Raste të vdekjeve:1,162

    Të infektuar për 1 m banorë:3013

    Të vdekur për 1 m banorë:135

    Irlandë:

    Banorë: 4.9 miljon

    Raste të infektuara: 10,647

    Raste të vdekjeve:365

    Të infektuar për 1 m banorë: 2173

    Të vdekur për 1 m banorë: 74.5

    Rezultatet e dala nga ky hulumtim i realizuar nga Pelini’s sugjerojnë se numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID 19 është dukshëm më i ulët në vendet origjinë dhe tradicionalisht konsumuese të vajit të farës së zeze, në krahasim me vendet më të zhvilluara europiane.

    Nuk dihet ende nëse vaji i farës së zezë do të jetë zgjidhja edhe për llojin e fundit të coronavirusit, por ajo që dihet sigurtë është që vaji i farës së zezë ka veti të jashtëzakonshme shëruese dhe që në librat religjioz përshkruhet si vaj që nuk mund ta ndalë vetëm vdekjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark