×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Vaji i lajthisë: Vaji i lashtë i mrekullisë

    Insajderi
    24 February 2020 - 11:57

    Gjatë gjithë jetës, njeriu është në kërkim të të ushqyerit shëndetshëm për të qëndruar sa më larg sëmundjeve të cilat mund të shkaktohen nga ushqimet me cilësi të dobët. Si njëri nga produktet me më shumë vlera ushqyese konsiderohet lajthia e cila që nga koha e lashtë është cilësuar si një mrekullibërës.

    Lajthia është ndër bimët më të vjetra në Evropë, dhe më e popullarizuara që në kohët parahistorike. Në kohët e hershme ishte traditë që fëmijët t’i dhuronin nuses dhuratë një qese me lajthi, si një mënyrë për ta bekuar atë me fat të mirë në martesën e saj të ardhshme. Nusja po ashtu do të përdorte lajthitë dhe vajin e nxjerrë prej tyre për të ruajtur lëkurën e re, shkëlqimin e flokëve dhe për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm. Te Keltët, lajthia ishte e lidhur fort me Brighid-in, perëndeshën e pjellorisë, shërimit dhe poezisë. Për Kinezët e kohëve të hershme, lajthia i përkiste pesë ushqimeve të shenjta që Zoti u dha qenieve njerëzore si dhuratë.

    Por cilat janë mrekullitë e vajit të lajthisë të vërtetuara nga studimet e sotme:

    Mbron lagështinë duke rinuar lëkurën tuaj

    Hidratimi është shumë i rëndësishëm për lëkurën ashtu si dhe për flokët. Lajthia përmban sasi të bollshme të Vitaminë E e cila përvetësohet nga vitaminat A dhe C si antioksidantë të rëndësishëm. Kur këta 3 kombinojnë forcat e tyre, janë në gjendje të luftojnë rrudhat dhe të ngadalësojnë plakjen e parakohshme që shkaktohet nga humbja e elasticitetit dhe lagështisë. Vaji i lajthisë kushtëzon lëkurën, duke e mbajtur atë të butë dhe të lëmuar, dhe pas disa javësh përdorimi, mund të vëreni që lëkura juaj tani duket dukshëm rrezatuese, duke vonuar fillimin e hershëm të shenjave të plakjes.

    Sasi të lartë të acidit yndyror linoleik që shëron puçrrat

    Acidi linoleik është një acid i pangopur që përmban shumë përfitime për lëkurën tuaj, përfshirë reduktimin e puçrrave, ka po ashtu veti anti-inflamatore dhe ruan në mënyrë efektive lagështinë për elasticitetin e lëkurës. Kohët e fundit, një studim i botuar në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, thotë se pacientët me puçrra janë treguar se kanë nivele të ulëta të acidit linoleik në lipidet e sipërfaqes së lëkurës së tyre, që do të thotë se nëse doni të heqin qafe puçrrat e bezdisshme duhet të përdorni produkte që përmbajnë linoleikë. Lajm i mirë është vaji i lajthisë ka rreth 25% acid linoleik në përmbajtjen e tij i cili është i mjaftueshëm për të ndihmuar në luftën kundër akneve.

    Burim i jashtëzakonshëm i acidit yndyror oleik

    66 deri në 85% të përmbajtjes së tij i përkasin acidit yndyror oleik. Përkatësisht, një vaj si ai i lajthisë i cili përmban një sasi të mirë të këtij acidi yndyror është shumë i jashtëzakonshëm për njerëzit me probleme të lëkurës së thatë pasi mund të japë lagështi më të shumë se sa kremi juaj më i fuqishëm i natës.

    Mbron nga rrezet ultra violete

    Nëse jeni kundër përdorimit të kremrave të mbushura me kimikate dhe kremrave të diellit për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet e ashpra ultra violete çdo ditë, ju thjesht mund të zgjidhni vajin e lajthisë.

    Kujdes: Për efekt të plotë, kur bleni  vajin e lajthisë, sigurohuni që po merrni vaj 100% lajthie me cilësi të lartë dhe të prodhuar me shtypje të ftohtë.

    Të gjitha këto i japin lajthisë një vend shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit dhe po ashtu është një mënyrë shumë e mirë për parandalimin e kancerit dhe mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës.

    Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë vajin e lajthisë të shtypur në Pelini’s.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark