×
Show

Vaji i ullirit në vend të produkteve të kozmetikës

Insajderi
22 March 2016 - 10:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vaji i ullirit është mjaft i pasur me vitamina minerale e natyrale. Përveç se nuk mund të mungojë në dietën tonë, vaji i ullirit mund të zëvendësoje një numër produktesh të kozmetikës.

Ai mund të përdoret për përkujdesje të flokëve, fytyrës, thonjve, e të tjera.

Vaj ulliri para dushit për lëkurë të butë
Lyejini trupin tuaj me vaj ulliri para dushit. Aplikojeni atë mirë në të gjithë pjesët e trupit, mbajeni për rreth 10-15 minuta dhe më pas bëni dush. Pas tij do vini re se trupi juaj do jetë i lëmuar e i butë.

Vaji i ullirit është i pasur me antioksidant, i cili i jep lëkurës suaj vitamina, shkëlqim, butësi dhe mbrojtje.

Vaj ulliri për të hequr makijazhin
Mos përdorni çdo produkt që shihni për të hequr makiazhin. Vaji i ullirit jo vetëm që është efikas, por edhe bio.

Ai do e heqë makiazhin tuaj në mënyrë perfektë dhe do iu bëjë të keni një lëkurë të pastër e të butë.

Forconi thonjtë me vaj ulliri
Nëse herë pas here lyeni thonjtë tuaj me vaj ulliri, sapo keni zbuluar një mënyrë natyrale për t’i forcuar ato. Do iu marrë vetëm 5 ose 10 minuta kohë.

Vaj ulliri në vend të kremit të syve
Ju mund ta përdorni vajin e ullirit gjithashtu në vend të kremit të syve. Lyeni sytë tuaj para se të bini në shtrat me vaj ulliri rreth e përqark, apo edhe në mëngjes. Do i ndjeni ato më pak të lodhur. Mbajeni vajin e ullirit në frigorifer dhe freskoni sytë tuaj herë pas here./Insajderi,com

Vaj ulliri për maskë fytyre
Vendosni një masë të caktuar vaji ulliri në frigorifer. Kur të dëshironi të aplikoni një maskë fytyre, aplikoni vaj ulliri të miksuar me një vezë dhe pak lëng limoni nëse keni fytyrë të yndyrshme. Tretini mirë përbërësit dhe aplikojeni në fytyrë për 5 ose 10 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Vaj ulliri për flokë të shëndetshëm
Do iu marrë vetëm 15 minuta kohë. Aplikoni përpara se të lani flokët tuaj në rrënjë, me vezë dhe vaj ulliri

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark