×
Show

Vaji i livandos, aleati më i mirë i lëkurës

Insajderi
26 February 2017 - 13:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vaji i livandos është një produkt i shkëlqyer bukurie për kujdesin e lëkurës, falë aftësisë së tij qetësuese dhe pastruese.

Ai fitohet nga ekstrakti Lavender angustifolia, që rritet në kodrat e Provencës dhe Mesdheut.

Livando ka veti të veçanta qetësuese dhe shëron lëkurën. Është një nga produktet më të përdorura në botën e estetikës dhe një prej vajrave thelbësorë që mund të aplikohet i vetëm, por edhe i holluar me vajra të tjerë bimorë.

Duke pasur si funksion kryesor veprimin qetësues, vaji i livandos, i holluar me pak vaj vegjetal (vaj bajame), zbut lëkurën e irrituar dhe të skuqur. Për shembull, për 50 ml vaj bajame, shtoni 10 pika vaj livando dhe përhapeni direkt në zonat problematike.

Përveç veprimit qetësues, livando vepron edhe si anti inflamator, duke përmirësuar gjendjen në rastet e pezmatimit të lëkurës. Holloni 10 pika esencë livando në një pomadë (vazelinë të zakonshme) dhe aplikojeni tri herë në ditë në zonat që doni të trajtoni. Brenda disa ditësh, do të shihni përmirësimin.

Ai mund të përdoret edhe si një mjet antiseptik kundër akneve. Në këtë rast, vaji esencial i livandos parandalon përhapjen e inflamacioneve lokale për shkak të puçrrave në fytyrë. Ne sugjerojmë që ju të shtoni në kremin tuaj ditor 5 pika vaj livando.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark