×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vajza 13-vjeçe që u lëndua nga shpërthimi në Kçiq merr trajtim falas në Turqi

    Insajderi
    24 January 2024 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se gjendja e 14 personave të cilët ishin lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës në përgjithësi është e mirë.

    Vitia theksoi se një vajzë që mbeti e lënduar nga ky shpërthim është pranuar për trajtim falas në një spital në Turqi me ndërmjetësimin e qeverisë.

    “Nga këta, një vajzë 10-vjeçare ditën e nesërme ka udhëtuar për Suedi, për shkak se ka pasur djegie në diku rreth 65-70 për qind të sipërfaqes trupore dhe atë djegie të shkallës 2 dhe 3 dhe ka udhëtuar për Suedi dhe dje, Qeveria e Kosovës po ashtu, pas një pune që ka bërë MSh-ja me një nga spitalet më të mira për raste të tilla që kanë qendër të djegies në Turqi dhe kanë pranuar pacienten të shkojë pa asnjë kompensim. Dhe pas miratimit të ndarjes së fondit prej 10 mijë e 500 euro nga qeveria, edhe një vajzë tjetër 13-vjeçare sot në orën 10 të mëngjesit është nisur për Turqi, ka mbërri dhe i dëshirojmë shërim të shpejt në Turqi”, tha Vitia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark