Vajza e Adem Jasharit me fjalim emocionues në akademi, përlotet Rifat Jashari/FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza e Adem Jasharit me fjalim emocionues në akademi, përlotet Rifat Jashari/FOTO

    Insajderi
    06 March 2025 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vajza e Adem Jasharit, Marigona, ka mbajtur fjalim në Akademinë me rastin e Epopesë së UÇK-së.

    Marigona ka folur me theks për kontributin e grave në luftën e Kosovës. Ajo me fjalë emocionuese, përmendi gratë që kontribuan në etapa përgjatë historisë, raporton Nacionale.

    Ky fjalim përloti edhe bacën Rifat Jashari.

    “Epopeja e Marsit që përkujtojmë sot mblodhi vëmendjen e shpresën në një vend, ku jeta flijoi për lirinë. Në një vend nga ku radhët e atyre që mbronin dinjitetin kombëtar nuk u ndalën më. E kaluara jonë veçohet nga angazhimi për liri. Në këtë rrugë kontribut kanë dhënë vajzat e gratë shqiptare. Të kujtojmë luftëtarët e të gjitha luftërave për çlirim. Kujtojmë Shotë Galicën, kujtojmë studentet në protestat e vitit 1981. Kujtojmë Xhevë Lladrovcin e luftëtaret e UÇK-së. Kontributin e nënave tona. Në këtë fjalë të shkurtër, me qëllim theksova kontribuin e gruas, ndonjëherë sikur harrojmë kontributin gjatë historisë. Kjo traditë vazhdoi edhe në Epopenë e Marsit, ku anëtarët e familjes e lagjes Jashari, u flijuan për lirinë për kombin. Vajzat dhe gratë shqiptare ishin krah i çështjes kombëtare. Në emër të familjes iu falënderoj për pjesëmarrje”, tha Marigona Jashari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark