×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Vajza e Donald Trump promovon Shqipërinë, magjepset me bukuritë e bregdetit shqiptar

    Insajderi
    30 July 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak ditë më parë e veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte në dorë, krah bashkëshortit të saj, Ivanka Tramp do të zbarkonte nga jahti për të nisur pushimet në bregdetin e Sarandës.

    Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump zgjodhi një prej perlave të bregdetit për të kaluar pushimet, ishujt e Ksamilit.

    Bukuritë e Ksamilit dhe të rivierës, Ivanka i ka ndarë me 7.5 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke shërbyer si reklama më e mirë për Shqipërinë.

    Kjo nuk është hera e parë që Ivanka viziton Shqipërinë. Në vitin 2021 e shoqëruar sërish nga bashkëshorti ajo ishte në jug të vendit, ku ndër të tjera vizitoi edhe Butrintin.

    Turit të saj përgjatë bregdetit shqiptar s’i kanë shpëtuar edhe plazhet e mrekullueshme të Jalës, Karaburunit, Sazanit dhe Kepi i Rodonit.

    Ivanka nuk është pjesëtarja e vetme e familjes Trump që shijon bukuritë shqiptare. Vetëm pak ditë më parë e motra e saj Tiffany Trump ishte po ashtu në Shqipëri, ku dhe vizitoi Tiranën.

    Ajo u pa në restorantin e njohur në Tiranë, “Padam” përkrah bashkëshortit të saj. Këtë sezon turistik, bregdeti shqiptar është kthyer në destinacionin e preferuar të shumë personazheve të njohur botëror.

    Në fillim të këtij muaji, Jack Ma një nga biznesmenët më të mëdhenj të botës, themeluesi i grupit Alibaba vizitoi për disa ditë Tiranën.

    Ndërkohë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është rikthyer në shtëpinë e saj sikundër thotë në rrjetet sociale, teksa ka postuar një foto nga plazhet e bukura të jugut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark