×
  • Lajme
  • Lajme

     Vajza e kryeprokurorit Lumezi, punësohet në Gjykatën Supreme

    Insajderi
    12 May 2018 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    24 kandidat kanë qenë në listën  e ngushtë për tu punësuar si zyrtarë ligjorë në Gjykatën Supreme.

    Por, vendin e punës ka arrite ta siguroj vajza e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, Nita Lumezi.

    Në një përgjigje të zyrës së personelit që u ishte dërguar kandidatëve që ishin në listën e ngushtë të publikuar nga Gazeta Metro, thuhet se këtë vend pune e ka fituar Nita Lumezi.

    “Ju njoftojmë, lidhur me konkursin nr. 05/2018 për pozitën : zyrtar ligjor në Gjykatën Supreme dhe për intervistën e mbajtur me datën 04.05.2018. Ju informojmë se pas përfundimit të vlerësimit të kandidatëve për vendin e punës : zyrtar ligjor në Gjykatën Supreme, për këtë pozitë është përzgjedhur : Emri dhe mbiemri: Nita Limezi Piket e përgjithshme te fituara janë: 485.5 Me këtë rast ju falënderojmë për pjesëmarrje në konkurs duke ju dëshiruar fat dhe plot sukses në të ardhmen. Zyra e personelit”, thuhet në njoftimin dërguar me email atyre.

    Shefi i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka konfirmuar punësimin e Nita Lumezit, duke thënë se ajo ishte e kualifikuar për këtë pozitë dhe se i ka plotësuar kushtet për të qenë zyrtare ligjore në gjykatën që ai drejton.

    Enver Peci tha se punësimi i Nita Lumezit është bërë për shkak se ajo ka qenë e kualifikuar për pozitën e zyrtares ligjore të Supremes.

    “Po po, kjo ka qenë e kualifikume, i ka plotësu kushtet. Ajo iu ka nënshtru një komisioni vlerësues dhe ka dalë në atë pozitë””, ka thënë Peci për Express.

    Peci tha për Express se Nita Lumezi është me angazhim prej UNDP-së si juriste, mirëpo, përzgjedhjen për këtë pozitë në këtë gjykatë, e ka bërë vetë gjykata.

    “Po ka qenë në komision. Është projekt i UNDP-së. Ajo është me angazhim prej UNDP-së si juriste, si zyrtare ligjore”, tha kryetari i Supremes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark