Sihana Bejtullahu, vajza e profesorit që vdiq në një aksident ka kërkuar llogari për rastin e tij. Ajo tha se pavarësisht se kanë kaluar mbi dy muaj nga rasti nuk ka marrë përgjigje siç thotë ajo është ‘sorollatur nga institucioni në institution tjetër”.
Profesori Ferhat Bejtullahi, mbrëmjen e 2 dhjetorit, kishte humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Njeriu që e mbyti profesorin Bejtullahu rastisi të jetë djali i një biznesmeni të fuqishëm. I një multimilioneri. Nuk vuajti asnjë natë në burg.
Sihana Bejtullahu, përmes një reagimi në “Facebook”, ka kritikuar institucionet se kanë neglizhuar rastin.
“SOT bëhen 2 muaj e 7 ditë nga tragjedia që goditi familjen time e unë sorollatem nga institucioni në instutucion, dërgoj me dhjetra emaila e nuk kam as një përgjigje – CKA PO NDODHE? Këtë reagim nuk do ta shkruaja nëse institucionet do kishin kryre punën e tyre si duhet apo adresojnë shqetësimet tona me shkrim pas ndodhjes së rastit. Por, mënyra se si Policia dhe Prokuroria e Kosovës e trajtoi rastin e vrasjes së babit tim dhe vrasjes makabre të djalit 18-vjeçar në Podujevë ishte alarm tjetër që nuk mund ta shpërfillja dhe tregoj edhe padrejtësit në lidhje me rastin e babit tim”, shkroi ajo.
Ajo tha se babai i saj është goditur në mes të ditës dhe se personi përgjegjës që është djali i një biznesmeni nuk mbajti burg.
“Babi im u godit me veturë, në pikë të ditës, midis Prishtinës e midis dhjetra njerëzve tjerë që ishin pjesëtarë të komunikacionit atë ditë të 2 dhjetorit 2023. Personi që ishte vozitës i makinës Porsrche 911, vendosi të shtypte gazin për të tejkaluar kolonën e krijuar te sheshi Bill Clinton (vend zakonisht shumë i ngarkuar) ku në mes të ditës të kalojë në traken (shiritin) e autobusit, ku goditi me shpejtës marramendëse një këmbësor, një burrë me emër e mbiemër, babin tim. Po na rastisi edhe që vozitësi të jetë i biri i një personi shumë të pasur dhe të fuqishëm, jo vetëm në rrafsh ekonomik, por edhe politiik. Rrjedhimisht, ky njeri, pavarësisht së kaluarës me disa vepra penale me fatalitet në komunikacion (që besoj mediat mund të marrin informata të sakt), nuk e ka mbajtur as një orë burg deri më tani!!! Ndoshta një jetë, e as dy nuk mjaftojnë që prokuroria ta dërgojë dikë në mbajtje. Por teksa prokuroria mbase pret për më shumë jetë, për ne ajo jetë ishte GJITHCKA!“, përfundoi ajo.
Lidhur me rastin kishte raportuar edhe Gazeta Insajderi.
Profesori Ferhat Bejtullahi, mbrëmjen e 2 dhjetorit, po bënte si zakonisht rrugën nga vendi i punës së tij, kolegji UBT, për në banesën e tij.
Por, në rrugën “Bill Klinton”, afër vendit të tij të punës një shofer i papërgjegjshëm e shtypi me veturë. Bejtullahu, një profesor i respektuar në lëmin e tij, vdiq pak orë më vonë nga plagët e marra nga ky aksident.
Çdokush do të mendonte se shoferi i papërgjegjshëm tashmë është në qendrën e paraburgimit, duke vuajtur 30 ditëshin e parë të ndëshkimit për krimin e bërë. Por, kjo nuk ka ndodhur.
Njeriu që e mbyti profesorin Bejtullahu rastisi të jetë djali i një biznesmeni të fuqishëm. I një multimilioneri. Nuk vuajti asnjë natë në burg është i lirë që nga nata kur kreu krimin. Vrasësi i profesorit është Vullnet Gashi. Është djali i biznesmenit Burim Gashi.
Biznesmeni Burim Gashi është i njohur për lidhjet e tij të fuqishme me politikën e me grupe të fuqishme të interesit. Ka përfituar një varg benefitesh nga fondet publike. Është pronar i firmës “Agro Llapi”.