×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vajza nëntë vjeçare ‘përdhunohet në sallë të hapur’ nga luftëtari i ISIS-it

    Insajderi
    08 March 2016 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë nëntë-vjeçare që jetonte brenda territoreve të Isis-it ka treguar se është përdhunuar në mënyrë të hapur në një sallë, ku ajo ishte ndaluar së bashku me gratë e tjera.

    Vajzat, siç pretendohet në “shtetin” e Kalifatit duhet të mbesin të mbuluara, të fshehura, të mbyllura në shtëpi, dhe të mësojnë të kujdesen për burrat, shkruan The Independent.

    Në një rrëfim një nga gratë e tjera tregon se si vajza nëntë vjeçare u zu nga luftëtarët e ISIS-it në qytetin e quajtur Sinjar në gusht të vitit 2014, ata e zhvendosën atë në Tal Afar me mbi 100 vajza dhe gra të tjera.

    “Ajo u mor nga një luftëtar i ISIS-it i cili e përdhunoi atë në një dhomë tjetër.  Unë dëgjoja shumë ulërima dhe thirrje nga ana e vajzës së re, vetëm zoti e di se çfarë po i bënte ai njeri asaj”, deklaroi ajo. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark