×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vala ekstreme e të nxehtit në Iran, shënohet temperatura mbi 50 gradë Celsius

    Insajderi
    02 August 2023 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Irani prej ditësh është prekur nga një valë ekstreme e të nxehtit dhe sot temperatura e ajrit në qytetin jugperëndimor iranian të Bostanit ka arritur në 51.4 gradë Celsius.

    Agjencia e lajmeve ISNA raporton se në katër qytete të provincës Khuzestan, temperatura e ajrit ishte më e lartë se 50 gradë.

    Përveç Bostanit, 50,8 gradë Celsius ishte edhe në Shush, si dhe në Dezful (50,4) dhe Abadan (50,3), raporton newyorktimes.

    Një temperaturë e lartë rekord prej 66.7 gradë Celsius në mes të kësaj vale të nxehtit në Iran është matur më 16 korrik në aeroportin ndërkombëtar në qytetin e Aseluye në bregdetin e Gjirit Persik.

    Termometrat tejkaluan 50 gradë në qytetet Ilam, Umidiya, Ahvaz, Agkara dhe Ramhormuz, raporton cnbc.

    Ndryshe, temperatura të larta kanë mbretëruar në kontinentin evropian, ku shteti më i goditur është Greqia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark