Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen ku do të vendoset përfundimisht nëse do të lejohet kandidimi i personave të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë, shkruan Insajderi.
Burim Ahmetaj, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së ka treguar se 134 mijë email-a që kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit janë ende të pahapura dhe ato do të procedohen gjatë ditëve në vazhdim.
Lidhur me çështjen se a i lejohet apo jo kandidimi Albin Kurtit dhe të tjerëve, të dënuar me vendim të formës së prerë gjatë tri viteve të fundit, zyrja ligjore e KQZ-ës, ka rekomanduar që të gjithë kandidatëve të u lejohet kandidimi.
Lidhur me këtë rekomandim, ka folur edhe kryetarja e KQZ-ës, Valdete Daka, e cila është shprehur se një rekomandim i tillë është i paqartë dhe nuk thotë asgjë..
“Një rekomandim i tillë nuk na thotë asgjë, unë jam duke e lexuar por ky rekomandim sjell veç më shumë amulli” – u shpreh ajo./Insajderi.org