Valdrin Lluka ka qenë kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR.
Partia që ai i përket duket se nuk do ta kalojë pragun – tashmë kur janë numëruar rreth 98% të votave – ky koalicion ka vetëm 4,89%.
Megjithatë Lluka ka gjetur “forcën” dhe i ka uruar kundërshtarët e tij politikë.
“Të dashur qytetarë, ju vendoset për ndryshim! Për këtë, dua të përgëzoj Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të cilët arritën të dalin fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka shkruar Lluka në Facebook, transmeton Insajderi.
Por ai tregon pse është i lumtur.
“Për një gjë jam i lumtur. U dëshmua që nepotizmi dhe favoret në politikë janë shkurtpamëse dhe nuk japin rezultate në zgjedhje. Rruga e sigurt drejtë suksesit është meritokracia dhe transparenca”.
insajderi.com