Shtëpia e Vali Corleone u bastis sot nën dyshimet për “pastrim të parave”. Policia ka konfirmuar se ky operacion u realizua pasi Corleone përmes rrjetit social “Tik-Tok” ka prezantuar për publikun para me ngjyrë të cilat dyshohet të jenë përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme.
Pas kësaj Corleone ka deklaruar se “Unë di edhe ndryshe, di edhe me kanun”. Kjo deklaratë atij mund t’i kushtojë me burgim, duke pasur parasysh që në të kaluarën kanë ndodhur raste të tilla, shkruan Insajderi.
Ka qenë Milaim Zeka, deputet i Nismës Socialdemokrate atëkohë i cili pasi kishte kërcënuar edhe me Kanun prokurorin, Afrim Shefiku ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë, Krimet Ekonomike kanë batisur mëngjesin e sotëm shtëpinë e Vali Corleones, në lagjen Gavran të Gjilanit.
Deri tek kjo bastisje ka ardhur si pasojë e publikimit të parave në rrjetin social TikTok, ku Corleone është mjaftë aktiv. Bastisja ka filluar nga ora 09:45 deri në orën 10:00, por gjithçka ka rezultuar pastër.
Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se në shtëpinë e Vali Corleone kanë sekuestruar disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave si dhe një telefon celular.
Aksioni i policisë u bë për shkak të dyshimeve për ‘pastrim parash’ nga Vali Corleone.
“Kontrolli është realizuar duke u bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë. I dyshuari përmes rrjetit social ”Tik-Tok” ka prezantuar për publikun para me ngjyrë të cilat dyshohet të jene përfituar nga kryerja e veprave penale të ndryshme. Gjatë kontrollit është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave si dhe një telefon celular”, thuhet në komunikatën e policisë.
Tutje, policia ka konfirmuar se Vali nuk ishte në shtëpi gjatë bastisjes.
“I dyshuari nuk është hasur në shtëpi, dyshohet të jete në Republikën e Maqedonisë Veriore. Të gjitha veprimet hetimore dhe operative janë zhvilluar me autorizimin e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.