×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vali Corleone sërish në telashe: Policia shkon në motelin ku po qëndronte me dy vajza, ja çfarë i gjejnë

    Insajderi
    05 March 2023 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Princ Valentino Corleone është emër i njohur tash e sa vite për organet e drejtësisë për shkak të historisë së tij kriminale. Ai është futur përsëri në telashe.

    Rasti i fundit ka ndodhur dje, ku Policia zbarkoi në një motel në Gjilan për të kryer bastisje nën dyshimet për veprimtari e gjësende të kundërligjshme.

    Bëhet fjalë për motelin “Grande”, ku po qëndronte edhe Vali bashkë me një shok dhe dy vajza, të cilët u kapën në flagrancë në një dhomë. Kontrolli i kryer nga ana e Policisë rezultoi me gjeten e substancave narkotikë dhe jo vetëm, raporton Sinjali.

    Valit iu gjet një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë, si dhe mbi 10 fishekë, që u sekuestruan nga zyrtarët policorë.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohen rastet për dy vepra penale “Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në  pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark