×
  • Sport
  • Sport / Sporti ndërkombëtar

    Valon Berisha me ekip të ri, rikthehet në Austri

    Insajderi
    08 January 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mesfushori dardan, Valon Berisha, i cili numëron 40 ndeshje dhe 4 gola me Kosovën, është rikthyer pas 6 vitesh në Austri.

    30-vjeçari ka firmosur me LASK Linz deri në verën e vitit 2026.

    Berisha e kaloi sezonin e fundit në Australi te Melburn Siti, ekip ku ishte i huzuar nga Reims. Në shtatorin e vitit të kaluar erdhi ndëprerja e bashkëpunimit me klubin francez, ndërkohë që tani do të vijojë karrierën në Austri.

    Aty ku luajti 6 sezone me Salzburgun, përpara se të transferohej te Lazio në verën e vitit 2018. LASK renditet aktualisht në vendin e tretë në Bundesligën autriake me 32 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Salzburgut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark