×
  • Sport
  • Sport

    Valon Berisha me mesazh special për 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA

    Insajderi
    03 May 2021 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në këtë ditë, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtim dhe lobim të ashpër nga Serbia, shkruan Insporti.

    Pranimi në UEFA i hapi rrugë aplikimit për anëtarësim dhe përfundimisht edhe pranim po ashtu në FIFA, shtëpinë e futbollit botëror, i cili erdhi vetëm 10 ditë më vonë, më 13 maj.

    Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime, në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si antare e 55-të e kësaj organizate.

    Për këtë ditë historike ka folur edhe mesfushori kosovar, Valon Berisha, i cili ka folur pë ndeshjen e parë pas pranimit të Kosovës në UEFA ku shënoi gol, dhe gëzimin që ka sjellë ky pranim i UEFAs.

    Berisha ndër tjerash tha se: ‘Zemra e Kombëtares është populli, sa të jem ‘Dardanë’ gjithmonë kemi me dhënë maksimimumin, unë dhe bashkëlojtarët e mi’”.

    Shihni videon: /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark