×
  • Sport
  • Sport

    Valon Berisha transferohet në një ekip të ri

    Insajderi
    08 January 2024 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mesfushori kosovar, Valon Berisha iu bashkua skuadrës austriake si transferim i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Reimsin.

    Ai është deklaruar për herë të parë si lojtar i LASK.

    “Prej momentit të parë kam qenë i emocionuar pasi jam pjesë e një klubi shumë atraktiv”, ka thënë fillimisht Berisha.

    “Po shikoj drejt sukseseve me LASK-un, të cilat jam i bindur se nuk do të na mungojnë gjatë këtyre viteve”.

    Mesfushori e njeh kampionatin e Austrisë, pasi për gjashtë edicione (2012-2018) ka luajtur për Salzburgun, ekip me të cilin ka fituar pesë tituj kampioni.

    Gjithashtu, Berisha karrierë ka bërë edhe te Vikingu, Lazio, Fortuna Duesseldorfi e Melbourne City. Ai ka edhe 40 paraqitje dhe 4 gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark