×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Murtezaj emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme

    Insajderi
    03 March 2016 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës është emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Emërimin e tij e ka konfirmuar edhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës.  Ai do të fillojë detyrën e re gjatë kësaj jave.

    “Vendimi për emërimin e Murtezajt në këtë pozitë tashmë është marrë dhe ai do të fillojë punën në MPJ, gjatë kësaj jave”, i kanë thënë gazetës Express nga Zyra e Kryeministrit.

    Murtezaj është ligjërues i diplomacisë në Francë dhe më herët ka qenë këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.

    Zgejdhja e Hashim Thaçit si president i vendit ka nxitur ndryshime në Qeverinë e Kosovës.  Ende nuk është konfirmuar nëse Petrit Selimi do të zëvendësoj Thaçin në postin e ministrit të Jashtëm./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark