Insajderi
Insajderi

Valon Syla ashpërson gjuhën: Psikiatri le ti ndihmon Donika Gërvallës

Insajderi
23 November 2022 - 00:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Valon Syla ashpërson gjuhën: Psikiatri le ti ndihmon Donika Gërvallës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari i njohur kosovar, Valon Syla ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvalla Schwarz e cila iu drejtua Skender Hysenit me frazën “Zoti t’marroftë”.

Syla përmes një postimi në facebook ka shkruar se psikiatri duhet ti ndihmojë ministres ose opozita të ndërmarrë masa, meqenëse qeveria nuk po e benë një gjë të tillë.

“Ja psikiatri le ti ndihmon Gërrvallës, ja opozita le të ja nxen derën. Se Qeveria spo merr masa. Lexojani statusin e fundit miq”, ka shkruar Syla.

I njëjti shkroi se Hyseni nuk e meriton një trajtim të tillë nga Republika dhe i ka kërkuar falje atij.

” Z. Hyseni, se meriton këtë tretman nga Republika. Ndoshta, nga një militant i çmendur, por ja nga Ministrja e Jashtme e Kosovës.Na fal Z. Hyseni, sinqerisht“, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ja psikiatri le ti ndihmon Gërrvallës, ja opozita le të ja nxen derën. Se Qeveria spo merr masa.

Lexojani statusin e fundit miq.

Po me vjen marre prej gjeneratave më të reja. Sikur me dashtë këtë vend me bo të pa jetushëm.

Skender Hysenin mund ta kritikoni për copa në karierë. Por i ka edhe meritat. Por kjo çka po e bon Ministrja e Jashtme Gërvalla, ma mirë spo shkruj ma shumë… a po e sheh dikush, a veç une jam tranu.

Z. Hyseni, se meriton këtë tretman nga Republika. Ndoshta, nga një militant i çmendur, por ja nga Ministrja e Jashtme e Kosovës.

Na fal Z. Hyseni, sinqerisht.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark