×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla: Po të ishte Adem Jashari gjallë a do ta shante Kurti njëjtë siç bënte me Hashim Thaçin?

    Insajderi
    06 March 2024 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Valon Syla ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti përmes një statusi, në të cilin ka folur për sakrificën e familjes Jashari.

    Teksa thekson se i dhimbsen Jasharët që nuk jetuan ta shohin lirinë, Syla ka thënë se për Kurtin UÇK-ja e mirë është veç ajo e vdekur, përcjell Insajderi.

    “A thua po të ishte Adem Jashari gjallë si disa nga miqtë e tij të ngushtë të luftës… a do ta shante Kurti dhe makineria e tij në Facebook, siç e bëri me Hashim Thaçin  Ramush Haradinajn e të tjerët shefa e gjeneralë të kësaj lufte”, ka pyetur Syla.

    Postimi i plotë:

    Për Kurtin, UÇK e mirë është vetëm e vdekur, e vrarë, ndërsa të gjallët e kësaj lufte janë kriminel dhe armiq politik. Qeveria Kurti dhe Presidentja, po ka tendencë me mshef një histori. Me nda se ishin vetëm Jasharajt, por jo edhe ata në Hagë. Dhe se vetëm ushtarët vlenin sepse komandantat nuk bëjnë UCK’në në propaganden e Qeverisë Kurti… A thua po të ishte Adem Jashari gjallë si disa nga miqtë e tij të ngushtë të luftës… a do ta shante Kurti dhe makineria e tij në Facebook, siç e bëri me Hashim Thaçin  Ramush Haradinajn e të tjerët shefa e gjeneralë të kësaj lufte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark