Insajderi
Insajderi

Valon Syla thotë se familjarët e sulmuesit kërkuan të takohen me të

Insajderi
27 December 2020 - 20:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Valon Syla thotë se familjarët e sulmuesit kërkuan të takohen me të
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Valon Syla u rrah para disa ditësh nga një kosovar që jeton në Zvicër, pas disa shkrimeve të tij për diasporën.

Syla ka thënë se është goditur 4 herë nga sulmuesi i cili tani është në paraburgim.

“Isha duke dalë nga banka, mu afrua një person, më tha a je ti Valoni, i thash jo, mu afrua edhe një herë më tha ti je Valoni, dhe u ndala ta pyes çfarë do, dhe më goditi për herën e parë, i thash u kry me kaq, më ka kap përdore më ka goditur edhe dy herë, para se të përvidhem më ka goditur edhe një herë, kanë qenë katër goditje. 20-30 sekonda ka zgjatë, ju kam shmangur, mirë është të gjithë gazetarët t’iu shmangen rasteve të tilla, pasi kurrë nuk e di personi në çfarë gjendje mentale ka, a është me ndonjë diagnozë, pastaj reagojnë policia, dhe duhet të përfundohet me ligj”, ka thënë Syla për Reporterin.

Ai ka thënë se pas këtij rasti, familjarët e sulmuesit kanë tentuar që ta takojnë, por se nuk ka pranuar, pasi thotë se duhet që rastin ta zgjedhin organet e drejtësisë dhe sulmuesi të marrë dënimin e merituar.

“Familjarët e tij kanë tentuar të kontaktojnë që të takohem, për t’i ulur tensionet, i kam thënë që nuk kam nevojë të takohemi vazhdojnë me procedura ligjore dhe presim që drejtësia të jep dënimin e merituar”, ka deklaruar Syla.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark