×
  • Lajme
  • Lajme

    Varadkar e përkrah Kosovën në BE, thotë se Asociacioni duhet të bëhet

    Insajderi
    11 January 2024 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri irlandez, Leo Varadkar theksoi se do ta përkrah Republikën e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës këtë vit.

    Varadkar premtoi përkrahje edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke potencuar se e ardhmja e Kosovës është në BE.

    “Unë do ta përkrah Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sivjet dhe të nis procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova po tregon zotim ndaj vlerave evropiane. Keni harmonizuar edhe politikat e sigurisë me ato të BE-së që është shumë me rëndësi”, ka thënë ai.

    Ai shtoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është jetik për të arritur një harmoni dhe për të pasur një zhvillim të mëtejmë.

    Teksa e përmendi Asociacionin, Varadkar tha se duhet të bëhet por nuk duhet të ketë mikroshtet brenda Kosovës. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark