Në Grabancisë të Klinës, varrezat e dëshmorëve të luftës janë lënë në harresë. Varrezat ku prehen dëshmorët e Klinës janë momentalisht në një gjendje të mjerueshme.
Ato janë dëmtuar në tërësi dhe familjarët ankohen se askush nuk po kujdesët për to. Një familjar i njërit prej dëshmorëve që prehen aty kërkon që dikush të kujdeset për ato varreza.
“Me thanë t’ia boj ni mburoj a diçka, mu po m’doket se nuk asht’ tu u kujdesue kërkush”, thotë njëri prej familjarëve, i intervistuar nga Klan Kosova.
Sipas Klan Kosovës, Komuna e Klinës ka premtuar se do të interevenoj në këto varreza. /Insajderi.com