×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Varroset në Pejë nëna që dyshohet se u vra nga djali i saj

    Insajderi
    15 April 2023 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot (e shtunë) është varrosur gruaja e cila dyshohet se u vra dje nga djali i saj në Pejë.

    E ndjera u varros sot në varrezat e qytetit të Pejës, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve.

    Ndërsa, sot Gjykata Themelore në Pejë të dyshuarit për vrasjen e nënës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

    Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se vendimi për paraburgim u caktua pas konstatimit se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe duke pas parasysh se i pandehuri po hetohet për vepër të rëndë penale, për të cilën Kodi Penal parasheh dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

    Në njoftim, Themelorja ka thënë se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit dhe se është vlerësuar se ka rrezik të lartë që nëse ai gjendet i lirë apo në masa tjera, mund të arratiset.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark