×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi: Do t’i përfaqësoj të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit

    Insajderi
    18 January 2021 - 07:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes.

    Ajo thotë se ia ka mësyrë ulëse së Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të përfaqësoj edhe më aktivisht të mbijetuarat e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë. Krasniqi-Goodman shkruan se përfaqësimi i kësaj kategorie do të jetë një sfidë për të meqë kërkon sforcim shpirtërore e emocionale, por thekson se do të punoj me dëshirën më të madhe për këtë.

    “Qytetarë të dashur të vendit tim! Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetës një detyrë e që nuk është e lehtë aspak për mua. Siç edhe e keni kuptuar unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë̈ që edhe më aktivisht t’i përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë. Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë̈ do të jetë sfidë dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocional, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoi me dëshirën ma të madhe, dhe ju e dini përse! Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputet në subjektit Vetëvendosje. Falenderoi secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni. E juaja Buqja”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark