Drita është mposhtur nga Ballkani në derbin e xhiros së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Bardhekaltrit u mposhtën me rezultat minimal 1:0, ku realizatori ishte Lumbardh Dellova.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Akis Vavalis ku tha se nuk ndjen presion pas kësaj humbje, teksa u shpreh se ishte i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij pasi dominuan Ballkanin.
“Jo nuk e ndjej presionin pas kësaj humbje pasi ka shumë ndeshje deri në fund të kampionatit edhe pse do të jetë shumë vështirë”.
“Mendoj se ka qenë një ndeshje e mirë, ku kemi dominuar Ballkanin gjatë 90 minutave, por pësuam nga një goditje”, deklaroi ndër të tjera Vavalisi.