×
  • Sport
  • Sport

    Vavalis pas humbjes ndaj Dritës: Nuk e ndjej presionin

    Insajderi
    01 November 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drita është mposhtur nga Ballkani në derbin e xhiros së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Bardhekaltrit u mposhtën me rezultat minimal 1:0, ku realizatori ishte Lumbardh Dellova.

    Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Akis Vavalis ku tha se nuk ndjen presion pas kësaj humbje, teksa u shpreh se ishte i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij pasi dominuan Ballkanin.

    “Jo nuk e ndjej presionin pas kësaj humbje pasi ka shumë ndeshje deri në fund të kampionatit edhe pse do të jetë shumë vështirë”.

    “Mendoj se ka qenë një ndeshje e mirë, ku kemi dominuar Ballkanin gjatë 90 minutave, por pësuam nga një goditje”, deklaroi ndër të tjera Vavalisi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark