×
  • Sport
  • Sport

    Vavalis pas humbjes ndaj Dukagjinit: Nuk po i shfrytëzojmë rastet tona

    Insajderi
    05 November 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drita ka pësuar humbjen e dytë radhazi dhe tani ka tre ndeshje pa fitore në Albi Mall Superligë.

    Gjilanasit janë mposhtur në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rezultat minimal 1-0.

    Trajneri i Dritës, Akis Vavalis ka thënë pas ndeshjes se pjesa e parë ishte më e mirë, derisa në të dytën nuk luajtën mirë shkaku edhe i fushës.

    Tekniku grek tha se problemi më i madh i skuadrës së tij është psikologjik.

    “Në pjesën e parë ishim më mirë. Kemi lëvizur topin. Është vështirë në këtë fushë. Është ndeshja e dytë që nuk shënojmë. Krijojmë por nuk shënojmë”.

    “Ndaj Ballkanit kishim 6-7 raste, sot i kishim 5-6 raste. Ne po krijojmë dhe nuk po shënojmë. Duhet ta ndryshojmë këtë. Problemi më i madh është psikologjik. Kur të fillojmë të shënojmë do të jetë ndryshe”, ka thënë Vavalis. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark