Trajneri grek i Dritës, Akis Vavalis është shprehur shumë i lumtur për fitoren ndaj Llapit. Me fitore, Drita është shkëputur në tri pikë ndaj Ballkanit, me të cilin po lufton për titull të kampionit.
“Jam shumë i lumtur për fitoren. Nuk kemi nisur mirë, në 20, 25 minutat e parë nuk kemi reaguar ashtu si duhej. Në përgjithësi pjesa e parë nuk ishte ajo që kemi pritur. Në pushim kishim kohë të mjaftueshme për të folur dhe kemi reaguar në pjesën e dytë.
I kemi shënuar dy gola dhe kemi arritur fitoren. Këto janë ndeshje që duhen fituar, pavarësisht se a luan mirë. Por mund të them se pjesa e dytë ishte e mahnitshme. I falënderoj ‘Intelektualët’, ishin lojtari ynë i 12-të. Kemi tifozë të shkëlqyer”, ka thënë Vavalis.
“Gjëja më e rëndësishme nuk është të dalësh në krye, por të qëndrosh atje pasi të gjithë duan që të largojnë. Jam i kënaqur me lojtarët e mi dhe pres që të dielën të arrijmë rezultat të mirë”, ka shtuar Vavalis.