Duket se kriza në sportin botëror ka prekur edhe klubin e madh katalunas, Barcelonën.
Andaj, drejtuesit e klubit të Barcelonës vendosën ta lëshojnë stadiumin “Camp Nou” me qira për dasma.
E gjithë kjo për ta rritur buxhetin e klubit.
Opsioni më i lirë vshtë 1600 euro dhe është i përshtatshëm për ahengjet me 25 deri në 50 persona.
Por, opsioni më i shtrenjtë është në tribunën kryesore e cila mund të zë prej 300 deri në një mijë persona dhe kushton 13,500 euro.
Opsion tjetër atraktiv është edhe tarraca e stadiumit, e cila mund të merret me qira për gjashtë deri në shtatë mijë euro.
Barcelona është në krizë të madhe financiare dhe së fundmi u bë e ditur se duhet të arkëtojnë 500 milionë euro për të balancuar librat financiarë./FrontOnline/